Lidhje

Lezhë, vazhdon operacioni “Ranishta 4”


Gjykata e shkallës së parë në Lezhë vendosi sot masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, dhe 9 zyrtarët e tjerë, të arrestuar mbrëmjen e së premtes, si pjesë e një grupi prej 23 personash, të dyshuar nga prokuroria për abuzim me tokat në bregdetin e Shëngjinit.

Ndërkohë, për juristin e kësaj bashkie, Ardenis Haxhia dhe specialistin hartograf pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme Lezhë, Enkelejd Zefin, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Që në fillim të procesit gjyqësor, prokurori i çështjes kërkoi “arrest me burg” për të gjithë përsonat që janë në hetim për abuzime me tokat në bregdet.

Me propozim të prokurorit të çështjes, gjykatësi vendosi që gjyqi te zhvillohet pa praninë e mediave. Ndërkohë që zhvillohej seanca gjyqësore, mbështetës te shumtë të të arrestuarve dhe familjarë të tyre, vazhduan protesten kundër arrestimeve të kryera, duke u shprehur se arrestimit ishin kryer për motive politike.

Në lidhje me abuzimin me tokat në bregdetin e Shëngjinit, policia po vazhdon operacionin “Ranishta 4”, për arrestimin edhe të 11 zyrtarëve vendorë dhe përsonave të tjerë, të shpallur në kërkim policor , si pjesë e një grupi të madh, prej 23 të dyshuarish, në lidhje me këtë ngjarje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG