Lidhje

Shqipëri: Operacion policor per kapjen e Klement Balilit


Policia shqiptare po zhvillon një operacion në shkallë të gjerë, por pa sukses deri tani, për kapjen e Klement Balilit të kërkuar nga autoritetet greke për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas burimeve zyrtare operacioni u përqëndrua në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Stjar të Delvinës, vendi ku banojnë familjarët e Klement Balilit si dhe në qytetin e Sarandës zona ku ai ka pasur aktivitetet e biznesit.

Ndërkohë forca speciale të Njësisë RENEA dhe reparte të tjera të policisë janë shtrirë në kontrolle dhe në zona të tjera. Policia tha se ka kontrolluar imtësisht 10 banesa duke shoqëruar në polici të paktën 11 persona.

Të shoqëruarit janë marrë në pyetje në Policinë e Gjirokastrës. Familjarë të Klement Balilit kanë deklaruar se Policia ka hyrë me forcë në shtëpitë e tyre duke shkaktuar panik dhe ka shoqëruar siaps tyre në pranga pjesëtarë të familjes përfshirë dhe djalin.

Operacioni policor vjen një ditë pasi Presidenti Bujar Nishani njoftoi se ka vendosur të mbledhë në ditët e ardhshme Këshillin Kombëtar të Sigurisë për të diskutuar mbi mosarrestimin e Klement Balilit.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG