Lidhje

Tiranë, Parlamenti debaton për aeroportet


Në Tiranë, komisioni parlamentar i ekonomisë debatoi sot për koncensionin e aeroportit të Rinasit dhe mundësinë e hapjes së dy aeporteve të rinj në Kukës dhe në Vlorë.

Qeveria tha se ka gati planet dhe projektet për dy aeroporte të rinj në veri dhe në jug. Por deputetët e opozitës kërkuan masa më të shpejta për t'u ulur çmimet e biletave në Rinas, ndërkohë që tregu me aeroportet konkurruese mund të dojë edhe disa vite.

Shqipëri, Parlamenti debaton për aeroportet
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:10 0:00

Komisioni parlamentar i ekonomisë shqyrtoi sot ndryshimin e marrëveshjes së koncensionit me shoqërinë “Tirana Airport Partners”, hap që synon të hapë rrugën ndërtimit të aeroporteve të reja në Shqipëri.

Në marrëveshjen e ndryshuar është përfshirë ndërtimi i mundshëm i një aeroporti në Vlorë dhe vëna në punë e aeroportit të ndërtuar në Kukës.

Marrëveshja e re e ndërmjetësuar me shoqërinë që ndërtoi, vuri në punë dhe mirëmban aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” parashikon nga një anë heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve drejt Shqipërisë dhe nga ana tjetër zgjatjen e koncensionit me dy vjet nga çasti që nis punë një aeroport i ri brenda territorit të saj.

Nga ana tjetër, opozita shprehu shqetësim se marrëveshja e re zgjat koncensionin në fund të tij edhe me dy vjet të tjera dhe kjo nuk ul çmimin e biletave të udhëtarëve, sepse tregu nuk liberalizohet, ndërsa aeroport tjetër nuk pritet të hapet së shpejti.

Deputetët e opozitës pohuan se për shkak të çmimeve të larta të biletave në Rinas, shumë udhëtarë nga Shqipëria udhëtojnë me makinë drejt aeroporteve më të afërta të vendeve fqinjë për të përfituar nga biletat e tyre të lira, si në Kosovë, Maqedoni, Greqi dhe Mal të Zi.

Para Luftës së Dytë Botërore Shqipëria kishte aeroporte turistike në qytetet më të mëdha të vendit.

Gjatë diktaturës ato u shndërruan në aeroporte ushtarake të Shqipërisë së izoluar, ndërsa deri në 2004 mbeti vetëm me aeroportin e Rinasit, i vogël dhe i pazhvilluar.

Ai u ndërtua në vitin 2004 sipas një projekti modern i cili shumëfishoi numrin e udhëtarëve dhe interesin për fluturime drejt Shqipërisë.

Gjatë tranzicionit u ndërtua edhe aeroporti i Kukësit i cili nuk u vu në punë asnjëherë deri tani.

XS
SM
MD
LG