Lidhje

Shqipëri: Protesta kundër thirrjeve anti shqiptare të ushtarëve grekë


Shqipëri: Protesta kundër thirrjeve anti shqiptare të ushtarëve grekë
Shqipëri: Protesta kundër thirrjeve anti shqiptare të ushtarëve grekë

Në Tiranë sot Lëvizja Mjaft, partia që mbron të drejtat e camëve, si dhe disa dhjetra qytetarë protestuan sot pranë ambasadës greke, ndaj thirrjeve raciste anti shqiptare te disa forcave të ushtrisë greke gjatë një parade zyrtare në Athinë

Në videon e shpërndarë nga mediat greke njësitë e marinës marshonin në ditën e festës kombëtare te Greqisë, duke kënduar këngë fyese në të cilat shqiptarët cilësoheshin si derra, apo ku thuhej se me lëkurën e tyre dhe të maqedonasve ata do të bënin këpucë.

Protesta e sotme përpara ambasadës greke ishte pikërisht një reagim ndaj një ngjarjeje të përsëritur. Manifestuesit kërkuan reagim të ashpër të autoriteteve greke, por edhe një qëndrim të prerë të qeverisë shqiptare për të vënë në vend dinjitetin e popullit shqiptar, u shprehën ata.

Mbrëmë, menjëherë pas transmetimit të pamjeve edhe në televizionet shqiptare ministri i jashtëm Ilir Meta e konsideroi ngjarjen një akt skandaloz dhe të dënueshëm, duke këmbëngulur në domosdoshmërinë e dënimit të autorëve të këtij akti provokues e duke theksuar se ekstremistët duhen izoluar, kushdo qofshin ata. Po sot sipas një njoftimi të ministrisë së jashtme shqiptare edhe ambasadori grek në Tiranë ka kërkuar ndjesë në emër të qeverisë së tij duke, siguruar se hetimit të kësaj cështjeje do t'i shkohet deri në fund, duke ndëshkuar edhe autorët e tij.



XS
SM
MD
LG