Lidhje

Tiranë: Diskutim për të drejtat njerëzore dhe BE-në


Tiranë: Diskutim mbi të drejtat njerëzore dhe BE-në
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:41 0:00

Shqipëria ka 4 vjet që është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe prej atëherë iu ngarkuan disa objektiva për të realizuar me përparësi. Një prej tyre është edhe respektimi i të drejtave njerëzore. Qendra “Zëri i Integrimit” zhvilloi sot një tubim për të parë se si është gjendja e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Tiranë: Diskutim mbi të drejtat njerëzore dhe BE-në
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:41 0:00

Qendra “Zëri i Integrimit” organizoi sot një tubim me temë “4 vjet kandidat në BE - Ku jemi me të drejtat e njeriut?”, si një nga kërkesat prioritare në procesin e integrimit.

Një nga folësit kryesorë, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, theksoi një gjendje aspak të mirë në fushën e të drejtave njerëzore.

"Parlamenti po miraton shumë ligje të kësaj fushe, por mungojnë akte nënligjore dhe ligjet e mira nuk zbatohen" - tha ai.

Vëzhguesit pohuan se gjendja e të drejtave të njeriut është vërtet e rëndë, po ashtu si mungesa e informimit mbi to edhe mungesa e studimeve.

"Shkelja e të drejtave njerëzore është një dukuri masive që kryhet nga shteti” - tha profesor Erion Kristo nga Universiteti “Marin Barleti”.

Pjesëmarrës në tubim theksuan se një arsyet kryesore të kësaj gjendje të rëndë me të drejtat njerëzore është shkelja dhe nëpërkëmbja e të drejtës mbi pronën, prej nga nisin shumë shkelje të tjera.

Nga ana tjetër vazhdojnë abuzimet e administratës së lartë me fondet publike, që shkojnë për shpenzime luksi dhe jo për shërbime publike.

Veprimtarët pohuan se shkeljet e të drejtave të fëmijëve janë të shumta dhe ato burojnë kryesisht prej varfërisë ekstreme në shumë familje.

“Administrata dhe qeveritarët janë shumë larg realitetit dhe nuk njohin hallet e njerëzve të thjeshtë nëpër familje, ku ka mungesa elementare nga më jetiket si është ushqimi i përditshëm” - tha Arbër Hajdari drejtuesi i organizatës humanitare “Fundjava Ndryshe”.

Përfaqësues të shoqatave joqeveritare theksuan në reagimin e përbashkët dhe të njëzëshëm të shoqërisë në mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe koordinimin e veprimtarive humanitare për një rezultat sa më të mirë.

Qendra “Zëri i Integrimit” ka bashkuar studiues të rinj, të sapokthyer nga studime jashtë Shqipërisë, që përpiqen të japin ndihmesën e tyre në Shqipëri në shumë fusha të jetës së vendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG