Në Tiranë, vazhduan edhe sot polemikat mbi reformimin e sistemit të drejtësisë. Socialistët vazhdojnë punën me projektin e reformës në komisionin e posaçëm të reformës, ku opozita po mungon. Nga ana tjetër PD publikoi edhe sot një propozim për kompromis, për të cilin socialistët thonë se nuk u ka rënë ende në dorë. Polemikat vazhdojnë kur kanë mbetur më pak se dy javë nga afati i fundit për miratimin e saj para se të parlamenti të marrë pushimet.