Lidhje

Tirana, Prishtina: Shtysë diskutimeve për treg të përbashkët


Tregëtia mes Shqipërisë dhe Kosovës
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:40 0:00

Tregëtia mes Shqipërisë dhe Kosovës

Dhomat amerikane të tregtisë nga Tirana dhe Prishtina i dhanë sot një shtytje të re diskutimeve për një treg të përbashkët mes dy vendeve.

Studiuesit zbuluan se pavarësisht dëshirës së mirë, struktura ekonomike dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është ende në nivele të ulëta.

Tregëtia mes Shqipërisë dhe Kosovës
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:40 0:00

Dhomat amerikane të tregtisë të Shqipërisë dhe Kosovës diskutuan sot mbi “Aspirata për një treg të përbashkët” në një konferencë, në bashkëpunim me revistën Monitor.

Shqipëria, sipas studiuesve, kryen 2/3 e shkëmbimeve të saj tregtare me vende të BE, kryesisht me Italinë dhe Greqinë, ndërsa me Kosovën ka shkëmbime të pakta tregtare, kryesisht ushqime; miell, qumësht, vaj e pije.

Studiuesi Ilir Ciko, tha se struktura ekonomike tregttare mbetet ende e dobët. Shpejtësia e hapjes ndaj njëra tjetrës është e ndryshme. Kosova e sheh Shqipërinë si partner me rëndësi, por rezultatet në të dy kahjet janë shumë të ulëta.

Të dy vendet aspirojnë të antarësohen në BE dhe janë shprehur për lehtësira dhe bashkëpunim doganor.

Rritja më e madhe e shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë janë me Kosovën dhe me Serbinë.

Në mesin e investimeve të huaja direkte në Kosovë, investimet e Shqipërisë kanë shënuar rritje.

Përfaqësues të organizatave të biznesit dhe zyrtarë të qeverisë nga të dy kryeqytetet folën me shqetësim për nivelin e ulët të shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, aq më pak të investimeve, mbi të cilat ende rëndojnë një mori pengesash doganore e taksa të shumëllojshme, edhe pse lufta e Kosovës u mbyll 17 vjet më parë dhe republika e Kosovës u themelua mbi 9 vjet më parë.

“Së pari në të dy vendet po kryhen reforma serioze për të nisur rritjen ekonomike, jo thjesht për të tërhequr vëmendjen e investimeve të huaja. Një e tillë është reforma në drejtësi, që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me ekonominë, me pronat, me taksat, investimet' të gjitha këto pritet të përkthehen në investime të huaja” - tha zv.ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, David Muniz.

Sipas tij, marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë janë shumë të mëdha, dhe kjo shihet deri tani si një pengesë, por mund të shihet edhe si mundësi.

“Serbia dhe Shqipëria kanë biseduar për bashkëpunim më të madh ekonomik mes tyre, duke patur parasysh edhe rrugët edhe portet detare të Shqipërisë dhe të gjithë në rajon mund të përfitojnë nga njëri tjetri. Prodhimet bujqësore mund të qarkullojnë në disa shtete, dhe përfitimi mund të vijë nga ndërtimi i një tregu rajonal më shumë se sa nga shkëmbime dypalëshe, sepse është fakt që në të gjithë kufijtë e shteteve të rajonit ka shumë banorë të kombësive fqinje, si për shembull shqiptarët në Mal të Zi dhe ata në Maqedoni” - tha ai.

Diplomati Muniz theksoi se Shqipëria dhe Kosova kanë një diasporë shumë të gjerë e të fortë kudo në botë dhe ata janë një mundësi e madhe, nëse do t'u krijohen kushtet që të investojnë në atdheun e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG