Lidhje

Analistët: Mungesë transparence nga partitë politike në Shqipëri


Në Tiranë, vëzhgues të jetës politike po ndjekin me shqetësim zhvillimet e fundit, që lidhen me transparencën e partive politike.

Ata pohojnë që ligji i fundit, i miratuar pas marrëveshjes dypalëshe, nuk siguron më shumë transparencë mbi burimet financiare të partive dhe detyron mediat të japin reklama falas për partitë.

Shqipëri: Shqetësime për burimet financiare të partive
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:10 0:00

Ligji më i fundit që miratoi parlamenti mbi financimin e partive politike ka ngjallur shqetësime të reja të shoqërisë civile dhe të mediave, sepse nuk siguron pastërtinë e fondeve, që partitë do të përdorin në fushatë dhe nga ana tjetër i detyron televizionet të japin reklama falas për partitë.

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, thotë se ligji bie ndesh me Kodin Zgjedhor nga një anë dhe me ligjet që rregullojnë veprimtarinë mediave nga ana tjetër.

Ndërkaq, drejtuesja e Institutit Shqiptar të Shkencave, Aranita Brahaj, thotë se ligji i fundit anashkaloi gjithë rekomandimet që ka bërë shoqëria civile dhe ndërkombëtarët për të rritur transprencën e financave partiake dhe sidomos partive të tyre.

Edhe këto zgjedhje do të bëhen me para, që nuk dihet se nga vijnë dhe të gjitha dyshimet janë se një pjesë e konsiderueshme vijnë nga burime të interesuara për të kapur institucionet shtetërore.

Partitë politike, sidomos ato me peshë të ndjeshme në shoqëri, thotë zoti Krasniqi, janë të interesuara për burime informale për të ruajtur pushtetin e tyre dhe për të mbajtura në të njëjtat përmasa partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur.

Një tjetër problem ligjor ka lindur së bashku me ligjin e fundit, i cili i detyron mediat të transmetojnë falas materiale propagandistike për partitë politike në fushatë, sepse Kodi Zgjedhor thotë se mediat nuk duhet të jenë donatorë të partive.

Analistët pohojnë se marrëveshja e fundit PS -PD dëmton subjektet e tjera zgjedhore si në elementin e financimeve ashtu edhe në detyrimin e mediave për transmetime falas, por mbi të gjitha nuk parashikohet nga ligji asnjë autoritet shtetëror që do të zbatojë këtë ligj, dhe cili do të kontrollojë financat dhe faturat e gjithë harxhimeve të fushatës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG