Lidhje

Fermerët shqiptarë dhe sfidat e tyre


Në Shqipëri, afro gjysma e banorëve jetojnë në fshat dhe ata konsiderohen si të vetëpunësuar në miniferma me pak dynym tokë bujqësore.

Për afro dy dekada fermerët nuk gëzojnë ndonjë mbështetje të ndjeshme dhe janë pa kreditime bankare.

Kohët e fundit ata po mbështeten më fort tek njëri - tjetri dhe po i bashkojnë tokat e vogla, që i morën me ligjin 7501.

Bujqësia sfidë e ekonomisë shqiptare
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:53 0:00

Të munduar dhe të zhgënjyer nga kooperativat e dhunshme të diktaturës komuniste, ku mbijetuan për afro gjysmë shekulli me punë të rënda, bujqit shqiptarë dhe fëmijët e tyre u përpoqën vitet e fundit të punonin secili tokën e vet në minifermat afro 1 hektarëshe, që morën sipas ligjit 7501.

Por rregullat e ekonomisë së lirë po u mësojnë gradualisht se si të bashkëpunojnë mes tyre mbi logjikën e tregjeve dhe nevojave kapitaliste.

Fshati Karkavec pranë Qukësit në bashkinë e Përrenjasit është i njohur për vreshtat dhe varietetet e rrushit, me të cilat janë prodhuar verëra dhe pije të njohur alkoolike.

Banorët po i bashkojnë vreshtat e vogla për të rritur prodhimin.

Bujqit e zonës së Qukësit në Përrenjas po bashkojnë vreshtat e tyre të vogla në hapësira më të mëdha dhe më të manovrueshme.

Njësia administrative me rreth 11 mijë banorë, thotë drejtuesi saj Xhek Nezha, dikur ka patur minierat si veprimtari kryesore, ndërsa tani pjesa më e madhe i janë kthyer byjqësisë dhe bashkimit të minifermave.

Verërat Kabernet, Shesh, Riesling janë prodhimet më të njohura të kësaj krahine brez pas brezi.

Tani secili nga pjesëtarët e këshillit bujqësor po kryen nga një proces pune, duke gërshetuar edhe biznese të ndryshme, që në pamje të parë duket sikur nuk kanë afërsi.

Një biznes i tillë është edhe bletaria, e cila shpreson të zhvillohet me shtimin e vreshtave.

Fermerët e kësaj zone u trajnuan për muaj me radhë mbi menaxhim biznesesh të vogla dhe ekspertë nga organizata World Vision u dhanë këshilla për zhvillim biznesi dhe plane investimesh për të bashkuar energjitë dhe aftësitë e tyre.

Kjo organizatë u dha atyre krahas këshillave edhe mjete pune, thotë Qemal Poçi, kryetar i shoqatës së vreshtarisë në fshatin Karkavec.

Banorët e fshatrave të Shqipërisë numërohen qysh prej dy dekadash si të vetëpunësuar në bujqësi pasi morën nga shteti copa toke nga 0.8- 1.3 hektarë me ligjin 7501.

Ata përbëjnë afro gjysmën e popullatës së vendit dhe zënia e tyre me punë është një nga sfidat më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare.

Pasi u lanë pa mbështetje dhe pa kredi për shumë vite, ata tani po bashkëpunojnë, duke gjetur mbështetje te njëri-tjetri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG