Lidhje

OKB kritikon Izraelin dhe Hamasin për hetimet e konfliktit të 2008-ës


Specialistë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut kanë kritikuar Izraelin dhe grupin militant palestinez Hamas për mënyrën se si ata kanë kryer hetimet mbi krimet e dyshuara të luftës, të kryera gjatë konfliktit në Gaza që shpërtheu në Dhjetor të vitit 2008.

Paneli prej 3 personash i publikoi përfundimet e tij sot, duke thënë se “nuk është në pozitë” për të përcaktuar nëse hetimet e Izraelit kanë plotësuar standartet ndërkombëtare. Gjithesesi, paneli, i cili u emërua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së, citoi një mungesë bashkëpunimi nga ana e autoriteteve izraelite. Izraeli ka akuzuar këshillin për paragjykim.

Paneli tha gjithashtu se “nuk mund të mbërrijë në përfundimin” se militantët e Hamasit që qeverisin Gazën , kanë kryer hetime të paanshme dhe të besueshme mbi luftën.

Hetuesit e Këshillit të të Drejtave të Njeriut kryesuar nga Gjykatësi afrikano jugor Richard Goldstone kanë akuzuar Izraelin dhe Hamasin për kryerje të krimeve të luftës gjatë konfliktit 3 javor. Afërsisht 1,400 palestinezë, mes tyre qindra civilë, dhe 13 izraelitë u vranë gjatë trazirave.

XS
SM
MD
LG