Lidhje

Tafaj: Ministria e Arsimit harton plane për rehabilitimin e shkollave të përmbytura


Tafaj: Ministria e Arsimit harton plane për rehabilitimin e shkollave të përmbytura
Tafaj: Ministria e Arsimit harton plane për rehabilitimin e shkollave të përmbytura

Edhe gjatë ditës së sotme uji ka vazhduar të terhiqet nga zonat e përmbytura në Shkodër. Tashmë, nën ujë gjenden 11.440 hektare tokë, ose rreth 400 hektarë më pak se një ditë më parë. Gjithashtu mbeten të përmbytura 4660 banesa, kryesisht në komunat Dajç, Velipojë, Ana e Malit, Berdicë, Bushat si dhe në disa lagje të qytetit. Në Komunën Guri i Zi, situata është përmirësuar dhe, rreth 2 mijë banorët e evakuar, jane kthyer në banesa. Përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të medha edhe në infrastrukturen publike të zonës. Në një intervistë me korrespondentin e Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, Minsitri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, tha se një numër i madh shkollash janë dëmtuar dhe se po bëhen përpjekje që, gradualisht, të hapjen shkollat në zonat ku situata përmirësohet.

XS
SM
MD
LG