Lidhje

Letra e Ajnshtajnit sfidon idenë e Zotit


Një letër, në të cilën Albert Ajnshtajni e quante idenë e ekzistencës së Zotit si produkt të dobësisë njerëzore, është nxjerrë në ankand me një çmim fillestar prej 3 milion dollarësh.

Dokumenti i shkruar me dorë, i njohur si “Letra e Zotit”, ishte pjesë e një korrespondence mes Ajnshtajnit dhe fizikanit Eric Gut-kind.

Letra mban datën 3 janar 1954, një vit para vdekjes së Ajnshtajnit, dhe u dërgua si përgjigje për librin e Gut-kindit me titull “Zgjidhni jetën – Thirrja biblike për revoltë”.

Letra është e shkruar në gjermanisht dhe mban logon e Universitetit Princeton. Ajo u ble nga një koleksionist anonim në vitin 2008 dhe u nxorr për shitje në faqen e ankandeve e-bay.
XS
SM
MD
LG