Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe Lëvizja Europiane e Serbisë ngritën sot një qendër të përbashkët studimore për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në takimin e përbashkët morën pjesë diplomatë dhe studiues nga të dy vendet, si dhe ambasadorë nga vendet e Bashkimit Europian.
Drejtuesi i Institutit Albert Rakipi, thotë se nisma synon të ndikojë në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Qendra e përbashkët studimore do të punojë për integrimin europian të dy vendeve.
Me këtë rast u publikuan të dhënat e një sondazhi mbi raportet shqiptaro-serbe.
Studiuesja Alba Çela thotë se ende ka pengesa dhe paragjykime, por nga sondazhi u zbulua edhe një qasje e gjerë pozitive, se e ardhmja është e përbashkët e të dy vendeve është në BE dhe pranë njëri-tjetrit.
Konferenca e sotme arriti në përfundimin se nevojitet një proces i përshkallëzuar bashkëpunimi në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, sepse potenciali pozitiv është aty, derisa të dy vendet dhe shoqëritë të normalizojnë raportet.
Dy institutet e Shqipërisë dhe Serbisë pritet të afrojnë pas pak kohësh edhe institute studimore nga Kosova për t'iu bashkuar projekteve mes vendeve fqinje në rajon.
Shiko komentet (1)
Ngarko komente të tjera