Lidhje

Dy albume të reja Jazz të kitaristëve Paul Brown dhe Peter White


Kitaristët Paul Brown dhe Peter White janë gjigantë të jazz-it të qetë. Secili prej tyre ka luajtur së bashku me disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës. Në disqet e fundit solo të këtyre dy artistëve shfaqen shumë emra të njohur të së kalurës.

Paul Brown mund të konsiderohet si shpikësi i një nën-kategorie krejtësisht të re të xhazit, "Funk-u i qetë". Në fakt, nota funk-u dëgjohen gjatë gjithë albumit të tij të fundit "The Funky Joint", së bashku me përzierjet e tij të zakonshme të muzikave instrumentale pop, jazz dhe R&B. Emrat e bashkëinterpretuesve në album përfshijnë saxophonistët Boney James dhe Euge Groove, si dhe veteranin e pianos Bob James në pjesën "Backstage Pass".

<!--AV-->


Pauli ishte i destinuar të bëhej muzikant. Prindërit e tij, të cilët kishin kënduar me Mel Torme-in dhe Barbra Streisand, i mbështetën plotësisht përpjekjet e tij muzikore të hershme. Ai mësoi të luajë në bateri në moshën 5 vjeçare dhe kitarën dy vjet më vonë, duke vendosur bazat për karrierën e tij të gjatë dhe të frytshme si interpretues, kompozitor dhe producent.

Fitues i dy çmimeve Grammy, Paul Brown beson në principe elementare. Ai thotë: "Kur diçka më emocionon, atëherë unë e di se është diçka e mirë."

Një nga bashkëpunëtorët e Paul-it prej një kohe të gjatë është kitaristi Peter White, i cili kohët e fundit, për herë të parë, u rendit në krye të klasifikimit të albumeve më të mirë Jazz me "Here We Go".

Peter White u rrit duke dëgjuar The Beatles në radio, në Angli - vendlindja e tij. Një kitarist autodidakt, më vonë ai i shtoi repertorit të tij flautin, pianon dhe klarinetën. Ai ka bashkëpunuar me këngëtarin e folk-rokut Al Stewart, yllin e pop-it Basia (Bash-ah) dhe personazhe të tjerë, përpara s të fillonte karrierën e tij si solist në vitin 1990.

Në këngën prej së cilës merr emrin albumi "Here We Go" interpreton edhe saksofonisti David Sanborn, që Peter White e quan "një legjendë për mua dhe për çdo muzikant që unë njoh."

XS
SM
MD
LG