Lidhje

Një program i ri për Alcajmerin


Të kujdesesh për dikë me sëmundjen e Alcajmerit mund të jetë e vështirë. Pacientët me gjendje degjenerative të trurit kanë nevojë për një mori mjekimesh që mund të kërkojnë shërbimet e profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Por edhe për infermjerët më të organizuar, mbajtja e të gjithë informacionit mjekësor që duhet për pacientin mund të jetë një sfidë. Tani një program i ri në celular ofron një dihmë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Jessica Berman njofton.

Sëmundja e Alcajmerit, një formë e dementias, është zakonisht një sëmundje për moshat e thyera. Meqë njerëzit në mbarë botën po jetojnë tani më gjatë, numri i prindërve dhe gjyshërve me Alcajmer në moshat 70, 80 dhe 90 pritet të trefishohet në disa vende deri në meshin e shekullit.

Gjithnjë e më shumë, anëtarët e familjeve po u duhet të kujdesen për të afërmit e tyre me Alcajmer, një detyrë e vështirë dhe komplekse që shumë njerës e gjejnë veten të papërgatitur. Kjo është arsyeja që Hebrew Home, një organizatë private e kujdesit shëndetësor në Riverdale të Nju Jorkut, zhvilloi një aplikacion të ri për iPhone dhe iPad të quajtur Balance.

App-i 4 dollar që mund të blihet në internet, u ofron personave që kujdesen për pacientët informacione ndihmëse rreth Alcajmerit, përfshi këshilla për të marr një diagnozë të saktë të gjendjes së tyre, njohjen e simptomave dhe menaxhimin e kujdesit shëndetësor ditor për pacientët me Alcajmer, si ushqimi, larja dhe higjena.

Balance është ideja e drejtorit të programit zhvillimor në Hebrew Home, David Pomeranz. Ai thotë se app-i jep gjithashtu informacionet e fundit kërkimore mbi shkaqet dhe trajtimin e sëmundjes së Alcajmerit – të gjitha këto me synimin për të ndihmuar ata që kujdesen për pacientët me Alcajmer.

“Eshtë detyrë e vështirë dhe ne shpresojmë se ky aplikacion e bën më të lehtë punën e tyre.”

Hebrew Home është një organizatë jofitimprurëse që jep kujdes, kryesisht në komunitete, për gati 75,000 pacientë me Alcajmer në zonën metropolitane të Nju Jorkut.

“Ne kujdesemi për anëtarët e familjeve të tyre pasi kemi filozofinë dhe mendojmë se duhet të kujdesemi për ata që kujdesen për të tjerët, pasi në se ata nuk kanë mbështetje, nuk janë në gjendje të kujdesen për pacientët me Alcajmer.”

Pomeranz thotë se programi Balance është hartuar për ndihmuar përdoruesit të organizojnë ilacet dhe informacionet e tjera për ta patur më të lehtë të ndjekin statusin shëndetësor të pacientëve. Përmes tij, ata mund të planifikojnë vizitat me mjekun dhe të ndajnë informacione me ta për ndryshimin e gjendjes së pacientit gjatë ditës.

Si për të theksuar faktin që Alcajmeri është një cështje shëndetësore globale, Pomeranz thotë se app-i po shkarkohet nga infermierë në mbarë botën.

“Ka qënë interesante të shohësh se blerjet për aplikacionin kanë qënë që nga Egjipti e deri në Hollandë dhe Greqi.”

Pomeranz thotë se zhvilluesit e programit po punojnë tani për një version të tij për sistemin operativ Android.
XS
SM
MD
LG