Lidhje

Kryqi i Kuq: Moti i keq ngadalëson evakuimin nga Alepo


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se pret që evakuimi i mijëra sirianëve nga Alepoja dhe disa fshatra të rrethuara nga rebelët në provincën Idlib të vazhdojë gjatë ditës së sotme si dhe natën, por paralajmëroi se moti i keq e ka ngadalësuar procesin.

Kryqi i Kuq tha se deri tani, rreth 34 mijë njerëz kanë lënë Alepon lindore, që mbahej nga kryengritësit prej katër vjetësh, në përpjekje për rrëzimin e presidentit Bashar al-Assad. Kjo shifër përfshin 4 mijë luftëtarë që u larguan gjatë natës. Alepoja ishte qyteti më i populluar i vendit para luftës.

Një zëdhënëse e Kryqit të Kuq tha se megjithëse evakuimet pritej të përfundonin sot, paralajmërimet e organizatës për dëborën e madhe, erën dhe temperaturat e ulëta mund të shtyjnë përfundimin e operacionit.

Pasi operacioni të ketë përfunduar, qeveria e Assadit do të ketë kontroll të plotë në Alepo, për herë të parë që nga viti 2012.

XS
SM
MD
LG