Lidhje

Alexander: SHBA nuk përgjon qytetarët evropianë


Kreu i Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare tha se njoftimet se agjenicia që drejton ai ka përgjuar telefonat e miliona qytetarëve evropianë nuk janë të vërteta.
Gjenerali Keith Alexander i tha një paneli të Kongresit dje se agjencitë evropiane të zbulimit i kanë ndarë të dhënat me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare. Gjenerali Alexander tha se këto të dhëna janë përdorur për të mbrojtur forcat amerikane dhe evropiane në fushën e betejës dhe qytetarët në vendet përkatëse.

Shefi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare tha se gazetat evropiane kanë keqinterpretuar dokumentet e vjedhura nga ish kontraktuesi i saj Edward Snowden.
Njoftimet se Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka përgjuar bisedat telefonike dhe ka monitoruar komunikimet e 35 udhëheqësve botërorë kanë indinjuar miliona amerikanë të të gjitha bindjeve politike.

Por, Gjenerali Alexander tha se përgjimet e telefonave dhe internetit në mbarë botën në vitet e fundit kanë parandaluar 13 komplote terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe 25 komplote terroriste në Evropë.
XS
SM
MD
LG