Lidhje

Alkool nga pemët


Gjatë historisë së njerëzimit, pemët i kanë ofruar njeriut strehë, ushqim, lëndë të parë për ngrohje si dhe për nevoja të tjera si për shembull prodhim letre.

Tani shkencëtarët japonezë po përpiqen që ta përdorin pemën edhe si lëndë të parë për prodhimin e alkoolit. Që në vitin 2009, në Institutin Kërkimor Japonez të Pyjeve shkencëtarët po punojnë për të fermentuar drurin për të prodhuar alkool pa kimikate.

Duke përdorur enzima ushqimore, ata fermentojnë pluhurin e nxjerrë nga grirja e drurin me ujë, maja dhe enzima dhe brenda disa ditësh prodhojnë një substance të ngjashme me alkoolin që e lënë të stazhionohet në fuçi druri.

Deri tani janë përdorur dru qershie, qiparisi dhe ahu. Një copë dru qiparisi me peshë 4 kilogram prodhon deri në 3.8 litër pije me 15% përmbajtje alkooli. Shkencëtarët premtojnë se brenda pak vitesh shpikjen e tyre do ta gjejmë në dyqanet e pijeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG