Lidhje

Jep dorëheqjen ambasadori amerikan në Kenia


Ambasadori Scott Gration dha dorëheqjen papritur, duke përmendur tensione me eprorët në Uashington

Ambasadori amerikan në Kenia dha dorëheqjen në mënyrë të papritur, duke përmendur tensione me eprorët në Uashington.

Ambasadori Scott Gration lëshoi sot një deklaratë, duke njoftuar se ai i kishte paraqitur administratës së Presidentit Obama dorëheqjen e tij, e cila do të hyjë në fuqi më 28 korrik.

Në deklaratë, zoti Gration tha se vendimi i tij ishte rrjedhojë e mosmarrëveshjeve me Uashingtonin, në lidhje me stilin e tij të lidershipit dhe disa prioriteteve. Ai nuk dha hollësi.

Disa kenianë kritikuan ambasadën amerikane në Nairobi këtë javë, kur ajo organizoi një aktivitet mbi homoseksualët. Por Katya Thomas, zyrtarja e informacionit së ambasadës, mohoi që vendimi të ketë patur ndonjë lidhje me këtë ngjarje, duke thënë se “dorëheqja e ambasadorit Gration nuk ka të bëjë aspak me këtë aktivitet, apo me mbrojtjen nga ana jonë të të drejtave të komunitetit LGBT,” siç u shpreh ajo.
XS
SM
MD
LG