75 vjet pas zhdukjes së aviatores së famshme Amelia Earhart, eksploruesit duket se janë fare pranë zbulimit të së vërtetës mbi fatin e saj. Ajo u zhduk mbi Paqësor kur po përpiqej të bënte një fluturim rreth globit. Grupi Ndërkombëtar për Zbulimin e Avionëve Historikë ka ndërmarrë 9 ekspedita gjatë 24 vjetëve të fundit në kërkim të gjurmëve të Emilias. Në vazhdim do të mësojmë se çfarë kanë nxjerrë në dritë këto ekspedita:
Amelia Earhart ishte aviatore në fillim të shekullit të 20-të. Ajo ishte e para grua që fluturonte vetëm mbi Oqeanin Atlantik, duke marrë famë botërore. Në korrik 1937, ajo dhe piloti Fred Noonan u zhdukën gjatë fluturimit rreth botës. Edhe sot e kësaj dite, fati i tyre mbetet mister.
75 vjet më pas, Grupi Ndërkombëtar për Zbulimin e Avionëve Historikë po punon për zgjidhjen e këtij misteri. Rick Gillespie ështe drejtor ekzekutiv i organizatës:
“Ajo që i tërheq njerëzit tek Emilia Earhart është se ajo ishte e famshme dhe u bë frymëzim për të tjerët kur ishte gjallë. Por pastaj u zhduk në mënyrë misterioze”.
Earhart u zhduk kur po fluturonte nga Lae në Papua Guineja e Re për në Ishullin Howland, rreth 3000 kilometra në jug-perëndim të Havait.
Grupi kërkimor beson se avioni nuk kishte karburant të mjaftueshëm dhe Amelia u detyrua të dilte nga kursi dhe të zbriste në ishullin e pabanuar të Nikumaroros, ku nuk u zhvilluan kurrë kërkime të hollësishme gjatë hetimeve të vitit 1937.
“Mbetëm të çuditur që askush nuk kishte kërkuar për Amelia Earhartin në vendin më të mundshëm. Por duket se kështu ka ndodhur”.
Grupi ka zbuluar artifakte nga kërkimeet në këtë ishull të vogël në pjesën jugore të Paqësorit.
“Një pjesë e artifakteve u zbuluan në vitin 2007, të tjerat në 2010”.
Pjesëtari i grupit Joe Cerniglia tregon disa nga objektet e zbuluara: një kuti që mund të ketë pasur krem fytyre për femra, një shishe birre dhe një shishe lanoline. Besohet se të gjitha artifaktet janë prodhime të viteve 1930.
“Kemi marrë konfirmim nga dy laboratorë që tregojnë se mbetjet e kremit në këtë shishe të zbuluar në Nikumaroro, përputhen me substancën që kishte një shishe e asaj kohe”.
Ata kanë zbuluar edhe copa avioni. Siç shpjegon Rick Gillespie, grupi kërkimor ka zbuluar plot artifakte interesante. Por provat e padiskutueshme se Amelia zbriti në Nukumaroro, ende nuk janë zbuluar:
“Është si të ndërtosh një mozaik. Kemi arritur të ndërtojmë anët e mozaikut. Por tani duhet të ndërtojmë figurën në qendër. Ajo që na mungon, është figura qendrore që e konfirmon pa asnjë dyshim se kjo është zgjidhja e misterit tonë”.
Grupi kërkimor do të kthehet në Nikumaroro për ekspeditën e dhjetë në korrik. Me pajisje të sofistikuara nënujore, grupi ka në plan të bëjë kërkime për mbetjet e avionit të Amelias në tabanin e detit. Ndoshta më së fundi ata do të arrijnë ta zgjidhin misterin e zhdukjes së Amelia Earhart.