Lidhje

SHBA: amerikanët të mos shkojnë në Irak


Ambasada amerikane në Irak ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të mos shkojnë në Irak, me përjashtim të rasteve të udhëtimeve të domosdoshme.

Ambasada e nxorri lajmërimin sot, duke përmendur “shqetësimet e vazhdueshme për gjendjen e sigurisë në Irak, përfshirë rrëmbimet dhe dhunën nga terrorizmi”.

Paralajmërimi thotë se ambasada ka aftësi jashtëzakonisht të kufizuara për t’iu përgjigjur situatave me të cilat mund të përballen qytetarët amerikanë.

Në njoftim thuhet se Aeroporti Ndërkombëtar i Bagdadit është goditur me mortaja dhe raketa.
XS
SM
MD
LG