Lidhje

Amerikania Louise Glück fiton çmimin Nobel për letërsinë


Louise Gluck

Poetja amerikane Louise Glück fitoi çmimin Nobel të këtij viti për letërsinë.

Akademia Suedeze vlerësoi atë që e quajti "zëri i pagabueshëm poetik i zonjës Glück që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën njerëzore universale".

Louise Glück ka botuar 12 përmbledhje poetike dhe është nderuar më parë me Çmimin Pulitzer dhe Çmimin Kombëtar të Librit.

Çmimi Nobel i letërsisë është vetëm njëri në grupin e çmimeve të dhëna këtë javë. Secili shoqërohet me një shumë prej 1.1 milion dollarësh.

Të premten shpalljet Çmimi Nobel i Paqes.

Çmimi në kimi iu dha dy shkencëtareve për krijimin e një metode të korrigjimit të gjeneve.

Tre shkencëtarë fituan të martën Nobelin e fizikës për zbulimet në lidhje me vrimat e zeza.

Po ashtu tre shkencëtarë ndanë çmimin për mjekësinë për zbulimin e virusit të Hepatitit C.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG