Lidhje

Amsterdam, pajisje shpërthyese në bankë


Një letër me një pajisje shpërthyese brenda, mori flakë në një bankë të Amsterdamit, ndërsa një tjetër u arrit të çmontohej në një zyrë pranë qytetit Utreht, zhvillimet më të fundit në një seri sulmesh të ngjashme këtë javë në Holandë.

Një zëdhënëse e bankës tha se asnjë person nuk ishte dëmtuar gjatë incidentit në një degë të bankës ING në Amsterdam. "Zarfi nuk shpërtheu, por mori flakë", tha zëdhënësi i policisë Rob van der Veen.

Policia arriti të çmontojë një tjetër letër me pajisje shërthyese në një zyrë të firmës amerikane të teknologjisë së informacionit “Unisys” pranë Utrechtit. Policia njoftoi nisjen e hetimeve mbi çështjen.

Disa zarfe me pajisje shërthyese u janë dërguar bizneseve në qytete të ndryshme të Holandës këtë vit, por nuk është njoftuar në asnjë rast për të plagosur.

Policia thotë se personi që dërgon letrat e rrezikshme ka kërkuar një shpërblim finaciar, në bitcoin, por shuma nuk është bërë e ditur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG