Lidhje

SHBA, devijon treni, vagonët varen mbi autostradë


Një tren i kompanisë Amrak doli nga shinat në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit. Njoftohet për të paktën 3 të vdekur dhe lëndime të shumta, megjithëse autoritetet thanë se nuk mund të jepnin ende shifra të sakta.

Disa nga vagonët devijuan sipër një mbikalimi, duke u rrëzuar në autostradë ose në zonën pranë saj.

Vagonë të tjerë kanë mbetur në mbikalim ose janë varur pezull mbi autostradë. Një vagon përfundoi i përmbysur në rrugë.

Devijimi ndodhi në gjysmën e rrugës midis Tacomës dhe Olimpias, kryeqytet i shtetit Uashington. Sipas autoriteteve, treni po udhëtonte me 129 km në orë në një segment të kurbëzuar ku shpertësia e lejuar ishte 49 km në orë

Kompania Amtrak tha se në bordin e trenit Cascades 501 ishin 78 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Treni ishte nisur nga qyteti Seattle për në Portland të shtetit Oregon.

Kjo ishte dita e parë që Amtrak të operonte katër trena të rinj në rrugën midis qyteteve Seattle dhe Portland.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG