Lidhje

Analisti Shkëlzen Maliqi uron Zërin e Amerikës me rastin e 70 vjetorit


Zëri i Amerikës ka qenë zëri i lirisë e demokracisë në këtë pjesë të botës gjatë Luftës së Ftohtë.

Në Kosovë ka qenë një ndër burimet më të rëndësishme të informimit e të mbështetjes sidomos gjatë krizës së Kosovës në 25 – 30 vitet e fundit; ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm si burim informimi kur kemi patur terrin informativ dhe ka qenë inspirim e mbështetje edhe për proceset që janë zhvilluar këtu sidomos në vitet 1990.

Nuk di nëse mund të krahasohet me dikë tjetër por mendoj se ndoshta ka qenë më i rëndësishmi prej burimeve të jashtme të informimit.

XS
SM
MD
LG