Lidhje

Analiza e prostatit, e dëmshme


Analiza e gjakut që njihet si PSA shkakton më tepër dëm se sa përfitime

Një ekip ekspertësh amerikanë të shëndetësisë rekomandojnë të mos bëhet më analiza rutinë për kancerin e prostatës.

Ekipi i Mjekësisë Parandaluese, një grup këshillatrësh për zyrtarët amerikanë të shëndetësisë, thotë se analiza e gjakut që njihet si PSA i shkakton më tepër dëm se sa përfitime burrave që i nënshtrohen asaj. Ata thonë se kjo analizë nuk mund të dallojë tumoret e vogla jo vdekjeprurëse nga ato të rrezikshme që zhvillohen me shpejtësi dhe që degjenojnë në kancer.

Ekspertët thonë se shumë burra janë trajtuar pa qenë e nevojshme për kancerin, që kanë shkaktuar impotencë tek ata. Disa urologë i kundërshtojnë me forcë përfundimet e studimit.
XS
SM
MD
LG