Lidhje

Analistët komentojnë për krizën politike në Shqipëri


Studiues të jetës politike në Tiranë po i ndjekin me shqetësim zhvillimet e fundit, kur ende nuk po nis ndonjë dialog mes partive politike, madje opozita në protestë po i ashpërson kritikat ndaj diplomatëve perëndimorë.

Analistët, megjithatë, besojnë se forcat politike kanë përvojë në tejkalimin e krizave dhe mund ta gjejnë vetë rrugën e kompromisit.

Ata komentuan edhe për replikat ndaj angazhimit të diplomatëve perëndimorë në këtë situatë.

Tiranë, analistët komentojnë për krizën politike
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:05 0:00

Studiues të jetës politike në Tiranë po i ndjekin me shqetësim zhvillimet e fundit, kur jo vetëm nuk po nis ndonjë dialog mes partive politike, por edhe faktin që opozita në protestë po i ashpërson kritikat ndaj diplomatëve perëndimorë.

Drejtuesi i Institutit të Studimeve politike, Afrim Krasniqi, thotë se protesta e opozitës nisi për standartet e zgjedhjeve dhe tani retorika e saj po zhvendoset tek bllokimi i reformës në drejtësi, madje edhe me akuza ndaj qëndrimeve të diplomatëve perëndimorë.

Por drejtuesi i Institutit për Studime Ndërkombëtare, Albert Rakipi, mendon se diplomatët perëndimorë duhet ta njohin me themel krizën politike shqiptare, ndërsa opozita po kërkon zgjedhje me standarte demokratike normale.

Sipas tij, është pozitive dhe krejt normale që ndërkombëtarët të kërkojnë pjesëmarrjen e partive në institucione, por Shqipëria ka dështuar shpesh në përpjekjet për të mbajtur zgjedhje të lira e të drejta, ndaj kriza duhet njohur më mirë.

Ligji i vetingut, thotë nga ana tjetër zoti Krasniqi, u jep ndërkombëtarëve një rol në hetimin e cështjeve të korrupsionit në Shqipëri dhe refuzimi në bllok i ligit të vetingut vë në pikëpyetje pikërisht këtë fakt.

“Me sa duke elitat politike nuk janë të përgatitura për këtë pikë. Si rregull partitë opozitare përpiqen të forcojnë marrëdhëniet me ndërkombëtarët, por deklaratat e fundit po tregojnë se ajo po e humb sensin e masës dhe të përgjegjësive në marrëdhëniet ndërkombëtare” - tha ai.

Partitë shqiptare i kanë të gjitha mundësitë të gjejnë zgjidhjen e krizës me dialog dhe që vendi të sigurojë zgjedhje të lira e të drejta pa blerje votash nga bota kriminale dhe nga fondet e drogës, që po mbillet në Shqipëri në shkallë industriale.

Qeveritë demokrate dhe socialiste kanë anëtarësuar vendin në NATO dhe po ecin në rrugën e antarësimit të plotë të vendit në BE.

Reforma në drejtësi ka mbështetje të plotë nga qytetarët dhe ka marrë votat maksimale nga parlamenti.

Në këtë frymë mirëkuptimi, pohojnë studiuesit, duhet të ndërtohet aktualisht dialogu dhe vendi duhet të ndahet nga tradita e krizave periodike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG