Lidhje

Komente mbi aleancat PS - LSI


Zoti Bushati thotë se sistemi zgjedhor i ndërtuar nga dy partitë e mëdha është një rreth vicioz që pengon ngritjen e forcave të reja politike.

Studiues të jetës shoqërore dhe politike të Shqipërisë shprehën sot skepticizëm për koalicionet parazgjedhore të partive politike, të cilët, sipas tyre, po ndërtohen mbi llogaritjet matematike, duke braktisur moralin qytetar. Analisti Andi Bushati, thotë se njoftimet për një bashkim mes PS dhe LSI janë të vërteta dhe Edi Rama e Ilir Meta po shkojnë bashkë në zgjedhjet parlamentare.

“Shumë votues dhe politikanë të majtë janë shprehur publikisht se ndjehen të tradhëtuar, por ky është një bashkim i pamoralshëm, pragmatist, ndërpersonal mes dy udhëheqësve, që kanë lënë mënjanë sulmet ndaj njëri tjetrit dhe akuzat për korrupsion dhe abuzime me pushtetin” - thotë ai.



Zoti Bushati thotë se sistemi zgjedhor i ndërtuar nga dy partitë e mëdha është në fakt një rreth vicioz që pengon ngritjen e forcave të reja politike dhe pengon votuesit që të kundërshtojnë koalicionet e pamoralshme. Votuesi i pakënaqur ka dy rrugë ose të bojkotojë votimin, duke qëndruar në shtëpi, ose të votojë një nga dy të mëdhenjtë, bashkë me të vegjëlit matematikë përkrah.

Sistemi zgjedhor u vendos ndryshimet e kushtetutës në 2008 me bashkëpunimin mes PS dhe PD dhe u detajua me kodet zgjedhore të dy zgjedhjeve të fundit. Profesori i historisë bashkëkohore në Universitetin Europian, Romeo Gurakuqi, thotë se “ky sistem zgjedhor difektoz deformoi sistemin parlamentar dhe përveç ndarjes së tortës partitë e mëdha, nuk u kujdesën që të shmangin difektet e shumta”.

Profesor Gurakuqi thotë se “nga ndryshimet e kushtetutës nga PS dhe PD në vitin 2008 sollën kontrollin e parlamentit nga qeveria, zbehjen e rolit të kreut të shtetit, forcimin e insitucioneve përmes përmes pavarësisë dhe balancës së tyre. ky transformizëm politik, - thotë zoti Gurakuqi, - ka ndodhur në fazat filestare të demokracive te tyre, dhe kjo tregon se edhe demokracia shqiptare është ende në faza fillestare.

Sipas tij, sistemi proporcional rajonal prishi balancën e përfaqësimit të vullnetit të popullit, që kërkon zhvillim dhe qëndrueshmëri dhe krijoi mundësitë që partitë e vogla të manovrojnë dhe të bëhen rëndësishme pa qenë të tilla, duke shkaktuar paqëndrueshmëri dhe pasiguri. Kjo vjen sepse partitë nuk njohin dhe nuk përfaqësojnë popullin e tyre dhe nevojat e tij kombëtare.

Studiuesit besojnë se aleancat e reja LSI- PS që po projektohen në prag të zgjedhjeve jo vetëm nuk bazohen mbi parime, por mund të lëkunden edhe prej premtimit të PS se disa procese gjyqësore si tragjedia e Gërdecit, dosja Meta-Prifti dhe ngjarjet e 21 janarit do të rihapen me kthimin në pushtet të të majtëve.
XS
SM
MD
LG