Lidhje

Andis Gjoni sjell në shqip komedinë e Mark Twain


Në Tiranë, regjisori Andis Gjoni po punon me artistët e kryeqytetit për të vënë në skenë komendinë e shkrimtarit të famshëm amerikan Mark Twain. Andisi jeton prej shumë vitesh në Nju Jork, por kthehet shpesh në Shqipëri për të sjellë veprat e tij. Korrespondenti ynë në Tiranë, Ilirian Agolli, njofton nga Tirana.

Komedia e Mark Twain në skenën e Tiranës
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:03 0:00

Artisti i njohur shqiptar Andis Gjoni erdhi këto ditë nga Nju Jorku në Tiranë për të zgjedhur aktorët, dhe për të vënë së bashku në skenë komedinë e shkrimtarit të famshëm amerikan Mark Tuein me titull “A vdiq ai?”.

Vepra nuk i pa dritat e skenës për më shumë se 100 vjetë dhe vetëm kohët e fundit u rizbulua dhe po bëhet pjesë e shfaqjeve teatrore në disa shtete.

“Përpiqemi të krijojmë edhe ura artistike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Komedia e Mark Tueinit “A vdiq ai?” është intriguese, plot humor, ku përfshihen piktorë dhe artistë me vuajtjet dhe sakrificat, që i kanë kushtuar jetën artit. Në këtë komedi çdokush gjen groteskun e shoqërisë, që nuk i vlerëson artistët në të gjallë por ju jep famë dhe parà vetëm pas vdekjes” - tha zoti Gjonaj.

Andis është duke zhvilluar audicionet me artistë shqiptarë, të cilët do të luajnë në rolet në komedinë e Mark Tueinit, e cila do të ngjitet në skenë si premierë në muajin qershor.

Deri atëherë ai po mban ende të fshehtë emrat e artistëve të mirënjohur të teatrit dhe filmit, që do t’u besojë rolet kryesorë, të cilat si në cdo komedi nuk janë aspak të lehta.

Komedia e Mark Tueinit denoncon me humor dhe gjuhë të pasur artistike hipokrizinë e shoqërisë, e cila i nënvlerëson artistët sa janë gjallë dhe nuk u jep merita dhe suksese, por i vlerëson vetëm pasi vdesin.

Andis thotë se ashtu si kolegët në Tiranë, ai dhe artistë të tjerë shqiptarë me banim në nju jork përpiqen të krijojnë veprat e mes vështirësive jo të vogla.

“SHBA është vendi i mundësive të mëdha, ndonëse ka edhe vështirësi. Për artistët në Tiranë gëzohem kur arrijnë të shfaqin veprat e tyre dhe duket se ka një gjallëri më të madhe” – tha zoti Gjoni.

Regjisori beson se humori i artistëve me vështirësitë e vet jetës së tyre do të sjellë një sukses të garantuar falë penës mjeshtërore të Mark Tueinit, i cili edhe vetë e shkroi komedinë, kur ishte në vështirësi të mëdha dhe borxhe të shumta.

Premiera e komedisë së Tueinit do të jetë në Tiranë ditët e fundit të qershorit dhe ditët e para të Korrikut, në kohën e veprimtarive kushtuar 4 korrikut, ditës së pavarësisë së SHBA-ve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG