Lidhje

Ligjvënësit gjermanë, thirrje për zgjerimin e demokracisë ruse


Ligjvënësit gjermanë po i bëjnë thirrje kancelares Angela Merkel, t’i ushtrojë më shumë presion presidentit Vladimir Putin për zgjerimin e demokracisë në Rusi kur të takohet me të javën e ardhëshme në Moskë.

Rezoluta e parlamentit gjerman do të përqëndrohet në qëndrimin e ashpër të zotit Putin ndaj kritikëve të qeverisë. Rezoluta është paraqitur nga koalicioni i qendrës së djathtë të zonjës Merkel dhe përmend ndalimet e shpeshta të aktivistëve dhe kufizimet ndaj lirisë dhe demokracisë.

Kancelarja gjermane do të shkojë në Rusi javën e ardhëshme për të marrë pjesë në dialogun tradicional të Shën Petërburgut, një forum ku diskutohen marrëdhëniet ruso-gjermane.
XS
SM
MD
LG