Lidhje

Anija e hapësirës Atlantis niset nga Qendra Kennedy në Florida


Anija e hapësirës Atlantis niset nga Qendra Kennedy në Florida
Anija e hapësirës Atlantis niset nga Qendra Kennedy në Florida

Në Florida, gati një milion njerëz ndoqën lëshimin historik të anijes së hapësirës Atlantis nga Qendra Kennedy. Ky ishte lëshimi i 135-të dhe i fundit në programin 30-vjeçar amerikan të këtyre anijeve.

Katër astronautët e ekuipazhit do të çojnë furnizime dhe pjesë këmbimi në stacionin ndërkombëtar të hapësirës si dhe do të bëjnë eksperimente shkencore gjatë 12-ditëve të qëndrimit atje.

Anijet për vajtje-ardhje në hapësirë kanë luajtur një rol kryesor në ndërtimin dhe funksionimin e stacionit orbital.

NASA po i jep fund programit të këtyre lloj anijeve për t’i përqendruar burimet në eksplorimin e hapësirës më të thellë. Agjencia po punon me disa kompani private amerikane për të krijuar mjete të reja fluturimi që do të zëvendësonin anijet e tipit Shuttle. Deri atëherë, dërgimi i astronautëve amerikanë në stacionin e hapësirës do të bëhet me anijet ruse Soyuz.

XS
SM
MD
LG