Lidhje

Një anije turke drejt Mesdheut për eksplorime gazi e nafte


Një anije turke drejt Mesdheut për eksplorime gazi e nafte
Një anije turke drejt Mesdheut për eksplorime gazi e nafte

Një anije turke është nisur për në lindje të Detit Mesdhe për të filluar eskplorime për gaz dhe naftë në ujërat në veri të Qipros.

Pamjet televizive treguan anijen e kërkimeve Piri Reis të largohej nga një port i Egjeut të premten.

Nisja e anijes vjen pasi Turqia dhe qipriotët turq në Qipron veriore nënshkruan një marrëveshje të mërkurën për të bërë eksporime për naftë dhe gaz në lindje të Detit Mesdhe. Bashkimi Evropian e kundërshtoi vendimin i cili erdhi si reagim ndaj një lëvizje të ngjashme nga grekët e Qipros që njihen nga komuniteti ndërkombëtar.

Ministri turk i Energjisë Taner Yildiz tha të enjten se nuk priste tensione në Mesdhe në një periudhë afatshkurtër.

Turqia është i vetme shtet që e njeh Qipron turke në veri të ishullit. Qiproja ka qënë e ndarë që nga viti 1974 ndërmjet veriut të kontrolluar nga turqit dhe jugut të kontrolluar nga grekët.

XS
SM
MD
LG