Lidhje

Anijet iraniane i afrohen aeroplanmbajtëses amerikane


Televizioni shtetëror i Iranit transmetoi pamje që sipas tij tregojnë anijet e Gardës Revolucionare iraniane që i afrohen shumë pranë aeroplanmbajtëses amerikane Theodore Roosevelt në fillim të këtij viti.

Sipas faqes së internetit PressTV, incidenti ndodhi më 21 mars në ngushticën strategjike të Hormuzit në Gjirin Persik, vendkalimi i gati një të tretës së të gjithë naftës që tregtohet me rrugë detare.

Televizioni iranian tha se videoja u transmetua të shtunën si pjesë e një dokumentari.

Transmetimi i pamjeve u bë mesa duket si demonstrim force nga ana e Teheranit, në klimën e sanksioneve të reja amerikane mbi Iranin dhe të planeve të administratës Trump për të reduktuar në zero eksportet iraniane të naftës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG