Lidhje

Anketa: Gjyqi e konsolidoi mbështetjen publike për shpalljen fajtor të ish-Presidentit Trump

From left, David Schoen, Bruce Castor and Michael van der Veen, lawyers for former President Donald Trump, arrive at the Capitol on the third day of the second impeachment trial of Trump in the Senate, Thursday, Feb. 11, 2021, in Washington. (AP Photo/Jos

Një anketë e publikuar të hënën tregon se gjyqi i dytë i ish-Presidentit Donald Trump në Senat e konsolidoi mbështetjen publike për shpalljen e tij fajtor nën akuzën e nxitjes së rebelimit.

Nga anketa e re e ABC News dhe firmës Ipsos, del se mbi gjysma e amerikanëve ose 58% thonë se zoti Trump duhej të ishte shpallur fajtor. Javën e kaluar, para votimit të Senatit, kjo shifër ishte 56%.

Vitin e kaluar, kur gjyqi i parë në Senat e shpalli ish-presidentin gjithashtu të pafajshëm, amerikanët ishin të ndarë thuajse barabar në lidhje me rezultatin: 49% e miratuan dhe 47% jo, sipas një sondazhi të Universitetit Monmouth.

Të shtunën e kaluar vetëm 7 republikanë votuan me demokratët për shpalljen e ish-presidentit fajtor, ose 10 vota më pak për të arritur shumicën e dy të tretave të nevojshme.

Sipas sondazhit të ri, të shtatë republikanët, që përbëjnë 14% të grupit republikan në Senat, pasqyrojnë 14% të republikanëve në të gjithë vendin që besojnë se zoti Trump duhej të ishte dënuar dhe ndaluar të mbante poste në të ardhmen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG