Lidhje

SHBA, Rubio kryeson mes republikanëve


Një anketë e opinionit publik tregon se Senatori Republikan Marco Rubio kryeson mes republikanëve që shpresojnë të sigurojnë kandidimin presidenciale të partisë së tyre për garën e 2016-ës.

Sipas anketës së kryer nga Universiteti Quinnipiac, senatori nga Florida ka mbështetjen e 15 për qind republikanëve të regjistruar në votimet brenda partisë, pasuar nga ish- guvernatori i Floridës, Jeb Bush me 13 për qind dhe Guvernatori i Wisconsin Scott Walker me 11 për qind. Asnjëri prej tyre nuk është futur ende në garë.

Sipas anketës, senatori Rubio ka më shumë shanse përballë kandidates demokrate Hillary Clinton në një garë hipotetike të përgjithshme, sesa republikanët e tjerë. Sipas sondazhit, zonja Clinton do të merrte 45 për qind të votave, ndërsa zoti Rubio 43 për qind.

XS
SM
MD
LG