I dërguari ndërkombëtar Kofi Annan përfundoi udhëtimin e tij në Siri, pa siguruar ndonjë premtim për hapa të mëdha nga qeveria siriane lidhur me zbatimin e planit të tij të paqes për vendin. Plani i zotit Anan i bën thirrje qeverisë së Presidentit Assad të tërheqë armët e rënda nga zonat e banuara nga civilët si dhe të zbatojë një armëpushim të nënshkruar me rebelët muajin e kaluar.
Zoti Annan u largua sot në mëngjes nga Siria. I dërguari i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe u takua me Presidentin Bashar al-Asad një ditë më parë dhe pas takimit u tha gazetarëve se ai i bëri thirrje udhëheqësit sirian të ndërmerrte menjëherë "hapa të guximshme" për t’i dhënë shtysë planit të paqes.
"Në takimin tim me Presidentin Asad, i përcolla atij në mënyrë të qartë, shqetësimin e madh të bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me dhunën në Siri, përfshi edhe ngjarjet e fundit tronditëse në Houla. Duhet të saktësoj që edhe ai i dënoi vrasjet. Këshilli i Sigurimit e ka bërë qartë nevojën për të hetuar këto vrasje dhe për të vënë para drejtësisë përgjegjësit e tyre."
Plani i zotit Anan i bën thirrje qeverisë së Presidentit Assad të tërheqë armët e rënda nga zonat e banuara nga civilët si dhe të zbatojë një armëpushim të nënshkruar me rebelët muajin e kaluar. Megjithatë, sulmet nga të dyja palët kanë vazhduar.
Agjenci siriane të lajmeve citojnë zotin Assad t’i ketë thënë Zoti Anan se suksesi i planit të paqes varet nga ndalimi i kontrabandës së armëve drejt terroristëve të armatosur, të cilët Damasku i cilëson fajtor për kryengritjen 15-mujore.
Në një tjetër zhvillim, Rusia dhe Kina ritheksuan kundërshtimin e tyre ndaj çdo ndërhyrjeje ushtarake në Siri.
''Kina kundërshton ndërhyrjen ushtarake dhe nuk mbështet ndryshimin e detyruar të regjimit. Rruga kryesore për zgjidhjen e çështjes së Sirisë mbetet ende mbështetja e plotë nga ana e të gjitha e përpjekjeve për ndërmjetësim të zotit Anan dhe bindja e të gjitha palëve të përfshira në krizën siriane që të zhvillojnë dialog diplomatik.''
Zëvendësministri i Jashtëm rus Gennady Gatilov tha se Moska do të vërë veton ndaj çdo rezolute të Këshillit të Sigurimit që autorizon ndërhyrje të huaj ushtarake në Siri, shtet aleate i vjetër rus. Ai gjithashtu tha se do të ishte një veprim i nxituar nëse Këshilli konsideron masa të reja për t'u marrë ndaj krizës siriane.