Lidhje

Çeki: Presidenti anti-imigracion, favorit për rizgjedhje


Çekët po zgjedhin presidentin e ri të vendit. Tetë kandidatë shpresojnë të largojnë nga detyra udhëheqësin aktual në qendër të shumë polemikave.

Presidenti Milos Zeman, 73 vjeç, po kërkon një mandat të ri pesë-vjeçar për postin kryesisht ceremonial dhe është favorit për të fituar në raundin e parë të votimit që mbahet të premten dhe të shtunën.

Dy prurje të reja politike, ish-presidenti i Akademisë së Shkencave Jiri Drahos dhe autori i njohur i këngëve Michal Horacek konsiderohen si rivalët e tij më të fortë. Të tjerë me një shans për të përparuar drejt një balotazhi janë Mirek Topolanek, një udhëheqës që njihet për qasjen e tij të drejtpërdrejtë dhe që ka shërbyer si kryeministër nga viti 2006 deri në 2009 si dhe ish-diplomati Pavel Fischer.

FILE - Czech President Milos Zeman arrives for a parliamentary session in Prague, Czech Republic, Feb. 21, 2017.
FILE - Czech President Milos Zeman arrives for a parliamentary session in Prague, Czech Republic, Feb. 21, 2017.

Nëse asnjë kandidat nuk arrin të marrë shumicën, dy kandidatët që kanë siguruar më shumë vota do të përballen me njëri-tjetrin në një balotazh pas dy javësh.

Votimet e së premtes u tronditën nga një protestë e aktivisteve të organizatës "Femen". Pasi presidenti aktual Zeman hyri në një qendër votimi në Pragë, atij iu afrua një nga aktivistet gra e zhveshur deri në mes, e cila bërtiti "Zeman, zëri i Putinit!"

Rojet e tij ndërhynë duke larguar presidentin. Pak minuta më vonë Milos Zeman u kthye sërisht për të votuar dhe tha se ndihej i nderuar që ishte sulmuar nga një aktiviste e "Femen-it".

Milos Zeman u zgjodh në vitit 2013 që përkon me zgjedhjen për herë të parë të Presidentit me votë popullore, një fitore që e riktheu në pushtet ish-kryeministrin e majtë.

Gjatë qëndrimit në detyrë, ai u bë i njohur për retorikën e fortë anti-migrantëve që i garantoi atij mbështetjen e ekstremistëve të djathtë populistë. Ai njihet për përçarjen që ka krijuar në vend me qëndrimin e tij pro-rus dhe mbështetjen e një politike për lidhje më të ngushta me Kinën.

Zoti Zeman ishte një nga udhëheqësit e paktë europianë që i dha mbështetje Donald Trump-it për Shtëpinë e Bardhë. Megjithëse Milos Zeman vendosi flamurin e Bashkimit Evropian në kështjellën e Pragës, më vonë ai përdori çdo mundësi për të sulmuar bllokun prej 28-vendesh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG