Lidhje

Vazhdojnë protestat anti-amerikane


Protestat kundër filmit anti-mysliman që filluan javën e kaluar kanë vazhduar edhe sot. Qindra protestues u mblodhën sot në Pakistan, duke ushtruar dhunë ndaj një ndërtese qeveritare.

Në përleshjet me qeverinë u vra një person. Demonstratat u bënë të dhunshme edhe jashtë një baze ushtarake amerikane në Afganistan, si dhe para ambasadës amerikane në Indonezi. Në demostratat në Pakistan, në distriktin Upper Dir, morën pjesë 800 vetë.

Ndërsa në Indonezi, në kryeqytetin Xhakartë, qindra demonstrues u përleshën me policinë para ambasadës amerikane, duke qëlluar me gurë dhe duke u vënë zjarrin makinave jashtë misonit amerikan. Protestuesit gjithashtu dogjën flamujt amerikanë dhe një fotografi të Presidentit Obama.
XS
SM
MD
LG