Lidhje

Ndëshkime ndaj Apple dhe Samsung për shkelje patentash


Dy gjigandët elektronikë janë përfshirë në një betejë ligjore globale prej disa miliarda dollarësh

Një gjykatë e Koresë së Jugut vendosi që gjigandi i teknologjisë amerikane, firma Apple dhe dhe rivali i saj koreanojugor Samsung kanë shkelur patentat e njëri-tjetrit për pajisjet mobile.

Gjykata e Seulit tha të premten se Apple ka shkelur dy patenta të Samsungut për teknologjinë pa tela, ndërsa Samsung ka shkelur një nga patentat e projektimit të Apple-it. Ajo dha dënime të vogla për secilën palë dhe imponoi një ndalim të kufizuar në shitjen e produkteve të secilës kompani në Korenë e Jugut.

Gjykata tha se Samsungu, tani prodhuesi më i madh në botë i telefonave celularë, nuk ka kopjuar modelin e iPhone popullor të Apple-it.

Çështja është pjesë e një beteje ligjore globale disa miliarda dollarëshe mes dy kompanive, dhe vendos bazat për një vendim të madh që pritet të dalë së shpejti nga një gjykatë amerikane.
XS
SM
MD
LG