Policia në Arabinë Saudite ka parandaluar një sulm ndaj Xhamisë së Madhe në Mekë dje duke vrarë një person që dyshohet si autori i komplotit. Policia e vrau të dyshuarin gjatë bastisjes së banesës së tij, siç njoftojnë autoritetet.
Videot e transmetuara nga televizioni shtetëror saudit tregojnë bastisjet në një shtëpi tre katëshe ku banonte autori i planit terrorist. Policia tha se kishte shkëmbyer zjarr me personin, para se ai të hidhte veten në erë duke shkaktuar shembjen e ndërtesës.
Sipas Ministrisë së Brendshme saudite, i dyshuari ishte i vetmi person që mbeti i vrarë; gjashtë civilë dhe pesë policë u plagosën.
Irani dhe organizata Hezbollah në Liban e dënuan sulmin e planifikuar të kryhej në Mekë, vendin më i shenjtë për myslimanët.
Facebook Forum