Lidhje

Nivel i lartë poloniumi radioaktiv në trupin e Arafatit


Analizat mjeko-ligjore që iu bënë mostrave të marra pas vdekjes nga trupi i udhëheqësit palestinez Yasser Arafat, kanë treguar nivele të larta poloniumi radioaktiv, sipas të vejës së tij dhe njoftimeve të shtypit.

Një raport prej 108 faqesh nga shkencëtarë zvicerianë të Universitetit të Lozanës, i siguruar nga Al-Jazeera dhe që iu është treguar edhe disa kompanive të tjera mediatike, tregon se në eshtrat e legenit dhe brinjtë e zotit Arafat si dhe në dheun ku prehet trupi i tij, janë gjetur nivele të larta poloniumi.

E veja e zotit Arafat, Suha, i tha agjencisë Reuters të mërkurën, se është zbuluar një “krim i vërtetë.” Ajo tha se vdekja e tij në vitin 2004 ishte “një vrasje politike.”

Zoti Arafat vdiq në Francë, pak kohë pasi u prek nga një sëmundje e pashpjegueshme.

Në botën arabe ka patur spekulime se ai është helmuar nga Izraeli, një akuzë që Izraeli e ka mohuar.
XS
SM
MD
LG