Lidhje

Peticioni per shkarkimin e guvernatorit Fullani


Deri tani janë mbledhur 12 mijë firma qytetarësh dhe veprimtarët pohojnë se do ta vazhdojnë peticionin derisa të fillojë punën parlamenti, për t'u bërë sa më shumë nënshkrime.

Veprimtarët e shoqërisë civile po vazhdojnë prej një muaji protestën kundër vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe mbledhjen e firmave nga qytetarët në një peticion për shkarkimin e guvernatorit ardian fullani nga detyra. Ata kanë hapur disa pika në kryeqytet dhe në qytetet më të mëdha të vendit ku deri tani kanë nënshkruar 12 mijë persona peticionin për shkarkimin nga posti të zotit Fullani pas vjedhjes së të paktën 7.2 milionë dollarëve nga Banka.

Një nga organizatorët e protestave dhe peticionit, Zirkon Disha, thotë se kaloi një muaj që u zbulua vjedhja shumëvjeçare e Bankës dhe ngjarjet po lëvizin shumë ngadalë. Disa persona u arrestuan dhe të tjerët vazhdojnë punën të qetë dhe të mbrojtur nga maturia e partive politike, të cilat dhanë deklarata të kujdesshme, thotë ai.

Peticioni per shkarkimin e guvernatorit Fullani
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:01 0:00

​Mbledhja e firmave të qytetarëve për shkarkimin e guvernatorit Fullani do të vazhdojë derisa të rinisë punën parlamenti dhe atëherë peticioni do t'u dërgohet institucioneve kryesore të shtetit, me kërkesën që në krye të Bankës së Shqipërisë të ndërrohet drejtuesi pas skandalit të vjedhjes brenda mureve të saj nga punonjësit e vet për më shumë se 4 vjet.

Prokuroria arrestoi 10 persona dhe po kryen hetime për fajtorët dhe vendndodhjen e 7.2 milionë dollarëve të vjedhura, ndërsa qytetarët e thirrur nga rrjetet sociale dolën disa ditë rresht në protesta të shqetësuar për skandalin në Bankën e Shqipërisë, duke treguar të vetmin reagim nga shoqëria civile në këtë periudhë për cështje kryesore të opinionit publik.

XS
SM
MD
LG