Lidhje

Çështja e imunitetit nesër në Parlament


Qëndrimet e palëve janë tërësisht të kundërta, ndonëse për formulën e kufizimit të imunitetit kanë rënë dakord

Në Shqipëri përballja e gjatë mes shumicës dhe opozitës për cështjen e imunitetit do të spostohet nesër në sallën e parlamentit, i cili është thirrur për të votuar. Por qëndrimet e palëve janë tërësisht të kundërta, ndonëse për formulën e kufizimit të imunitetit kanë rënë dakord. Opozita këmbëngul në diskutimin edhe disa të ndryshimeve të tjera kushtetuese që lidhen me sistemin e Drejtësisë due kundershtuar votimin e neserm, ndërsa shumica prej ditësh të tëra po e akuzon atë se gjithshka po e bën për të penguar statusin e vendit kandidat:



Seanca e nesërme e parlamentit vështirë se mund të sjellë ndonjë të papritur përvecse do të kthehet në skenën ku gjithshka sa palët kanë thënë ndaj njera tjetrës në këto ditë, do të derdhet sërish brenda asaj salle. Nga njëra anë do të flitet për “këshillin e miliarderëve në partinë socialiste” i cili sipas shumicës nuk dëshiron heqjen e imunitetit, nga ana tjetër do të përmendet një sistem Drejtësie që sipas socialistëve “i është gjunjëzuar pushtetit” e që rrezikon “ti nënshtrohet plotësisht diktatit të kryeministrit, tani që në krye të shtetit është zgjedhur ish ministri i brendshëm Bujar Nishani”.

E djathta në pushtet pritet të përsërisë akuzat se votimi për imunitetin është një shans për marrjen e statusit kandidat dhe se qëndrimi i opozitës synon të bllokojë integrimin europian të vendit, ndërsa socialistët e kanë cilësuar këtë si një demagogji të radhës duke u shprehur se data 6 gusht është vendosur arbitrarisht dhe se nuk përbën asnjë kusht të Brukselit e duke i kujtuar qeverisë se ka patur gjithë kohën e duhur që ta sillte nismën e saj muaj me parë e jo ta linte për momentet e fundit.

Shumica paraqiti zyrtarisht nismën e saj për heqjen e imunitetit në filim të muajit korrik, duke shqipëruar një formulim të ekspertëve të Paca-s mision i Këshillit të europës dhe Bashkimit europian. Në momentin e nisjes së diskutimeve socialistët paraqitën përvec ndryshimeve në cështjen e imunitetit dhe propozime për ndryshime të tjera kushtetuese që lidhen me sistemin e Drejtësisë dhe menyrën e votimit të anëtarëve të Gjykatës kushtetuese dhe asaj të lartë si dhe drejtuesve të institucioneve të Drejtësisë për t’i dhënë sipas tyre më shumë garanci dhe pavarësi këtij sistemi. Ndërsa palët ranë dakort për formulimin e kufizimit të imunitetit duke u mbështetur në propozimet e opozitës, gjthshka u spostua në kërkesat e tjera të socialistëve të cilat detyrimisht sipas tyre duhet të kalojnë së bashku në mënyrë që të mos ketë dy ndërhyrje në kushtetutë. Por nga shumica këto propozime janë quajtur kategorikisht të papranueshme.

Me shumë gjasa, cështja e imunitetit nuk do të hidhet nesër në votë. Nëse demokratët do ta bënin këtë për të vënë në provë socialistët, rrezikojnë që të marrin me vete një përgjegjësi të madhe, pasi rrëzimi do të thoshte që imunitetet të mos mund të preken më për një vit të tërë. Sido që të jetë, propozimet e socialisteve për ndryshimet e tjera kushtetutese do të duhet të diskutohen në parlament. Koha se kur do të ndodhë, mbetet e panjohur. Që të ndodhë në shtator është plotësisht e mundshme, por gjithnjë do të duhet të shihet nëse do të ketë një qasje të re të palëve. Trysnia e një kohe të kufizuar përpara tetorit kur komisioni europian do të duhet të shprehet për statusi do të jetë akoma më e madhe. Zgjidhjet e momentit të fundit historikisht kanë qenë zotëruese në skenën politike shqiptare.
XS
SM
MD
LG