Lidhje

Shqetësime mbi armët kimike të Sirisë


Presidenti amerikan Barak Obama po paralajmëron Sirinë kundër përdorimit të armëve kimike, duke thënë se do të ishte një "gabim tragjik".

Zoti Obama tha në konventën e veteranëve në Reno, të Nevadës, se bota është duke e vëzhguar Sirinë. Ai tha se presidenti Bashar al-Asad do të jetë përgjegjës në qoftë se vendi i tij përdor gaz helmues apo kimikate të tjera vdekjeprurëse.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme siriane Jihad Makdissi tha se qeveria nuk do të përdorte kurrë armë kimike ndaj popullsisë vendase, por ajo mund t’i përdorë ato ndaj atyre që ai i quajti pushtues të huaj. Ai tha gjatë një konference për shtyp se ushtria po ruan nën masa sigurie depot ku janë vendosur armët kimike të vendit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se është shumë i shqetësuar për atë që do të ndodhte me rezervat e Sirisë, nëse rrëzohet qeveria e Presidenti Assad. Ai tha se ushtria izraelite po përgatitet të veprojë në qoftë se armët siriane bien në duart e Hezbollahut ose të militantëve të tjerë islamikë.
XS
SM
MD
LG