Lidhje

Armstrong humbet shumë korporata sponsorizuese


Ai dha gjithashtu dorëheqjen si kryetar i bamirësisë që themeloi për të grumbulluar fonde për kërkime shkencore për kancerin

Çiklisti amerikan Lance Armstrong humbi një numër të lartë korporatash sponsorizuese dje, të njëjtën ditë kur dha dorëheqjen si kryetar i bamirësisë që themeloi për të grumbulluar fonde për kërkime shkencore për kancerin.

Nike, kompania atletike e veshjeve, njoftoi se po e heq Armstrongun si zëdhënës të saj"për shkak të provave të pakapërcyeshme", se ai ka përdorur substancë të paligjshme për shtimin e performancës dhe ka mashtruar kompaninë për vite me rradhë.

Kompania e birrës Anheuser-Busch, krijuesi i pijes energjike FRS dhe kompania Trek e prodhimit të biçikletave anuluan kontratat e tyre me Armstrongun.

Armstrong dha dorëheqjen si kryetar i Livestrong, fondacioni që ai themeloi 15 vjet më parë pasi i mbijetoi kancerit.

Ai tha se dëshironte të shpëtonte organizatën nga efektet negative të skandalit.

Fondacioni ka shitur më shumë se 80 milionë byzykul plastic të verdhë që janë bërë një simbol i luftën kundër kancerit. Shumë prej korporatave që e braktisën Armstrongun si zëdhënës u zotuan të vazhdojnë të mbështesin fondacionin e tij të bamirësisë.

Armstrong është ndaluar nga sporti për jetën nga Agjencia Anti-Doping SHBA mbrapa dhe zhveshur nga shtatë titujt e tij të njëpasnjëshme Tour de France 1999-2005. Agjensia përmendi "të shumta anti-doping" shkelje kundër tij, duke përfshirë "trafikimit dhe administrimin e produkteve të dopingut të tjerët."

XS
SM
MD
LG