Lidhje

Lance Armstrong, akuza zyrtare për doping


Agjencia amerikane kundër përdorimit të dopingut ngre akuza kundër shtatë herë kampionit të ciklizimit të Turit të Francës.

Agjencia amerikane kundër përdorimit të dopingut ka ngritur akuza zyrtarisht kundër shtatë herë kampionit të ciklizimit të Turit të Francës, Lenc Armstrong.

Në një letër që ka arritur të sigurojë gazeta The Washington Post, zyrtarët akuzojnë Armstrongun për përdormin e disa ilaçeve për të shtuar aftësitë e tij atletike, përfshirë steroidet dhe hormonet e rritjes. Në letër thuhet se akuzat mbështeten në të dhëna të zbuluara gjatë një procesi hetimi të ekipit të tij dhe intervistave me dëshmitarët.

Ndër pesonat e tjerë të akuzuar për këtë çështje janë mjeku, tajneri dhe menaxheri i Armstrongut.

Lenc Armstrong lëshoi një deklaratë dje, në të cilën tha se akuzat e agjencisë të anti-dopingut janë pa baza dhe të motivuara nga cmira. Armstrong tha se nuk ka përdorur kurrë doping gjatë 25 vjetëve të karirës së tij si atlet dhe se ka kaluar çdo njerin nga më shumë se 500 testet për përdorim ilaçesh për të ngritur formën e tij sportive.
XS
SM
MD
LG