Lidhje

Arrestohet kryebashkiaku i kryeqytetit amerikan


Arrestohet kryebashkiaku i kryeqytetit amerikan
Arrestohet kryebashkiaku i kryeqytetit amerikan

Në Shtetet e Bashkuara u arrestua dje Kryetari i Bashkisë së Washingtonit, gjatë një proteste kundër buxhetit federal.

Kryetari i Bashkisë Vincent Gray u arrestua krahas disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak të qytetit, pasi bllokuan rrugën pranë ndërtesës së Senatit. Zoti Gray u lirua sot në mëngjes nga organet e rendit.

Policia e Kapitolit tha se zoti Gray dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak ishin mes 41 personave që u ndaluan nën akuzën për grumbullim të paligjshëm. Protestuesit kishin dalë për shprehur pakënaqësinë e tyre nga kufizimet që i janë vënë Washingtonit në kuadrin e marrëveshjes për buxhetin federal të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG