Lidhje

Konferencë e arsimtarëve në Tiranë


Konferencë e arsimtarëve në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Në Shqipëri kanë nisur përgatitjet për vitin e ri shkollor. Ndërsa mësuesit po diskutojnë në konferenca shkencore sfidat e mësimdhënies, një nga problemet më të mëdha, sipas tyre, është braktisja e fshehtë e mësimit.

Mësues dhe ekspertë të arsimit pohojnë se krahas teknologjive të reja në procesin e mësimdhënies, një tjerër problem kryesor i shkollave shqiptare është braktisja e fshehtë.

Qendra didaktike “Anna Education” zhvilloi sot një konferencë shkencore mbi sfidat e mësimdhënies në shekullin 21.

Në konferencë u diskutuan metodat e reja në mësimdhënie, si dhe zhvillimi i mendimit kritik tek nxënësit.

Mësueset me përvojë pohuan se edhe ato po ndjekin hap pas hapi metodat bashkëkohore dhe po mësojnë teknologjitë e reja.

Në konferencë u diskutua se lëvizjet e brendshme demografike të popullatës sjellin ngarkesa të ndryshme mësimore në shkolla të ndryshme, por vështirësia më e madhe mbetet braktisja e fshetë e shkollës, nga nxënës që janë të pranishëm, por nuk marrin pjesë.

Mësuesit shqiptarë sot përpiqen të arrijnë një mësimdhënie sa më të frytshme, duke shfrytëzuar edhe laboratorët dhe pajisje moderne, duke ndjekur programet e reja mësimore, dhe duke përfshirë përherë e më shumë edhe familjen në procesin mësimor e edukativ.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG