Lidhje

Kosovë: Gjendja në veri e qetë, por me tensione të larta


Kosovë: Gjendja në veri e qetë, por me tensione të larta
Kosovë: Gjendja në veri e qetë, por me tensione të larta

Autoritetet e sigurisë në Kosovë thonë se gjendja në veriun e banuar me shumicë serbe është e qetë por me tensione të larta.

Të gjitha rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë po mbahen të bllokuara nga banorët serbë, që kundërshtojnë vendosjen doganierëve dhe policisë së EULEX-it dhe të Kosovës në vendkalimet kufitare.

Beogradi kërkon bisedime të reja për vendkalimet kufitare, ndërsa Prishtina e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke kërkuar zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi për njohjen e vulave doganore që u arrit me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian më 2 shtator.

XS
SM
MD
LG