Lidhje

PS pro heqjes së imunitetit për tre parlamentarët e saj


PS pro heqjes së imunitetit për tre parlamentarët e saj
PS pro heqjes së imunitetit për tre parlamentarët e saj

Në Shqipëri, partia sociliste konfirmoi sot se deputetët e saj do të votojnë pro heqjes së imunitetit për tre parlamentarët e saj të akuzuar se kanë nxitur veprime të dhunshme gjatë ngjarjeve të 21 janarit të vitit të shkuar
Kryetari socialist Edi Rama tha se “opozita mbështet pa asnjë lëkundje dhe asnjë kusht hetimin si dhe Prokuoren e Përgjithshme Ina Rama e cila sipas tij po gjendet përballë presionit barbar të pushtetit”. Sipas kryetarit socialist “tragjedia duhet zbardhur e ndëshkuar pa humbur kohë. Duhen ndëshkuar edhe përpjekjet e qeverisë për të fshehur provat”, tha zoti Rama. Javën e shkuar prokuroria shqiptare përvec heqjes së imunitetit për tre deputetë socialist urdhëroi edhe arrestuinmin e komandantit të Gardës Ndrea Prendi e shoferit të tij si dhe të përgjegjësit të Teknologjisë në Këshillin e Ministrave, Armando Kasaj.
Prokurorja e Përgjithshme u rivu në qendër të akuzave të shumicës e cila e akuzon atë për bashkëpunim me opozitën madje duke parlajmëruar edhe ndëshkimin e saj në përfundim të mandatit. Për situatën e krijuar shprehu sot shqetësim dhe Prokurori i Përgjithshëm anglez Keir Stramer sipas të cilit “Këto sulme cënojnë, jo vetëm individët e targetuar por elementët demokratikë të sistemit. Nëse ka shqetësime reale, apo prova të shkeljeve, atëherë ato pretendime duhen ndjekur nëpërmjet kanaleve të duhura dhe jo të thuhen kot, apo të përdoren për të ushtruar presion mbi individët”, tha zoti Stramer duke nënvizuar se hetimi i Prokurorisë duhet të jetë i plotë dhe i pavarur”.

XS
SM
MD
LG